Deputetja e zgjedhur nga komuniteti boshnjak, Duda Balje, ka deklaruar se nuk ka ndryshuar qëndrim dhe se edhe në seancën e radhës do të votojë kundër formimit të institucioneve nga Lëvizja Vetëvendosje.
Balje tha se nuk ka pasur asnjë takim me përfaqësues të VV-së, duke theksuar se mungesa e komunikimit dhe e besimit mes palëve nuk i jep asnjë arsye për të ndryshuar qëndrimin e saj.
“Nuk kam pasur takim. Nuk ka pasur takim mes partisë time dhe Vetëvendosjes. S’kam arsye ta ndërroj qëndrimin nga hera e fundit. Mes meje dhe Vetëvendosjes thjesht nuk ka besim”, është shprehur Balje.
E pyetur për çështjen e zgjedhjes së presidentit, ajo tha se deri më tani nuk ka zhvilluar bisedime me asnjë subjekt politik.
“Për presidentin nuk kemi folur me asnjë parti”, ka deklaruar Balje.