Cakolli: Koha shtesë për konstituimin e Kuvendit lejohet vetëm deri nesër në mesnatë

Eugen Cakolli nga Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) ka deklaruar se ndërprerja e seancës konstituive, pas kërkesës së kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, për kohë shtesë për bisedime me subjektet politike, nuk bie ndesh në aspektin procedural.

Në një prononcim për Dukagjinin, Cakolli tha se Rregullorja e Kuvendit lejon kërkimin e kohës shtesë, por theksoi se ajo mund të zgjasë vetëm deri nesër në mesnatë.

Sipas tij, deri nesër në orën 23:59 Kuvendi duhet ta ketë përfunduar plotësisht procesin e konstituimit, duke zgjedhur kryetarin dhe pesë nënkryetarët, në mënyrë që të respektohet afati 30-ditor i përcaktuar nga Gjykata Kushtetuese.

“Konsideroj që kërkesa e sotme e deputetit Albin Kurti tashmë kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje në aspektin procedural nuk është e ndaluar si atillë. Pra, ekziston mundësia dhe rregullorja që mundëson të kërkohet kohë shtesë – megjithatë ajo që duhet të bëhet e qartë është se koha shtesë nënkupton më së voni deri në mesnatën e nesërme. Pra, nesër në ora 23:59, Kuvendi duhet ta ketë të zgjedhur Kryetarin dhe të 5 nënkryetarët në mënyrë që të përmbushet vendimi kushtetues i përcaktuar nga Gjykata Kushtetuese që konstituimi si i tillë të përfundohet në mënyrë të plotë brenda 30 dite”.

Ai shtoi se, në aspektin politik, mbetet e paqartë pse është kërkuar një periudhë e tillë shtesë, pasi subjektet tjera politike nuk kanë shfaqur ambicie për postin e kryetarit të Kuvendit, ndërsa Vetëvendosje, sipas tij, duket se i ka votat e nevojshme për sigurimin e kuorumit dhe zgjedhjen e kryetarit.

“Në anën tjetër në aspektin tjetër politik është e paqartë se pse u kërkua një periudhë e tillë kur dihet dhe është bërë e qartë se në njërën anë nuk ka ambicie nga asnjë prej subjekteve politike që ta kenë pozitën e Kryetarit të Kuvendit teksa Lëvizja Vetëvendosje duket se i ka votat për ta arritur kuorumin dhe zgjedhjen e kryetarit – për ndryshe unë besoj që kjo është përpjekje për tu paraqitur se po u jepet mundësi diskutimeve me subjektet politike”, u shpreh Cakolli.

Shija e redaktorit

75 vota pro, Parlamenti kalon me procedurë të përshpejtuar huanë...

Parlamenti i Shqipërisë miratoi mëngjesin e kësaj të hëne, me 75 vota pro, kalimin me procedurë të përshpejtuar të marrëveshjes së huasë ndërmjet Shqipërisë...

BookFest vazhdon rrugëtimin në Gjilan pas suksesit të jashtëzakonshëm në...

Pas një edicioni tejet të suksesshëm në Prishtinë, ku mijëra vizitorë krijuan një atmosferë të veçantë me diskutime frymëzuese, aktivitete të shumta dhe dashuri...

Anthony Joshua rikthehet në ring, shqiptari Kristian Prenga synon ta...

Një nga emrat më të mëdhenj të boksit botëror, Anthony Joshua, rikthehet këtë fundjavë në ring për t’u përballur me boksierin shqiptar Kristian Prenga,...

Të fundit nga rubrika