Deputeti i zgjedhur i LDK-së, Armend Zemaj, ka lënë të hapur mundësinë që gjatë të enjten mund të ketë përparim në bisedimet për presidentin me Lëvizjen Vetëvendosje.
“Shpresoj dhe besoj që brenda ditës së sotme mund të ketë ndonjë lëvizje pozitive, por mbetet të shohim ka ose nuk ka”, ka thënë ai para mediave.
Zemaj ka thënë se LDK-ja nuk ka qenë “as e njoftuar” për kërkesën e kryetarit të LVV-së për shtyrje të seancës konstituive.