Një qytetar nga Gjakova ka treguar shembull të ndershmërisë dhe përgjegjësisë qytetare, pasi ka dorëzuar në Polici një zarf me mijëra euro të gjetura.
Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, më 6 gusht, në Stacionin Policor në Gjakovë, qytetari I. Fetahu ka dorëzuar një zarf të cilin bashkëshortja e tij e kishte gjetur në një institucion publik.
Brenda zarfit ndodheshin 3 mijë e 800 euro.
Pas procedurave të verifikimit nga Policia, është konstatuar se paratë ishin raportuar si të humbura më 4 gusht 2026 nga pronari i tyre.
Hetimet kanë vërtetuar se shuma i përkiste personit që kishte bërë raportimin, ndërsa mjetet i janë kthyer pronarit legjitim.
Policia e Kosovës ka falënderuar familjen Fetahu për ndershmërinë dhe bashkëpunimin e treguar, duke e vlerësuar rastin si shembull pozitiv të përgjegjësisë qytetare dhe bashkëpunimit me institucionet e rendit.