Ende nuk ka ndonjë sinjal për vazhdimin e seancës konstituive e cila nisi të enjten e u ndërpre me kërkesë të kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, pa kërkesës për kohë shtesë për bisedime me partitë politike.
Gazetarja e Dukagjinit, Blerta Zuka, e cila po qëndron pranë Kuvendit të Kosovës bëri të ditur se nuk ka asnjë sinjal për vazhdimin e seancës që nisi dje, njofton Dukagjini.
Kujtojmë se afati kushtetues parasheh që deri sonte në ora 23:59 të zgjidhet Kryetari i Kuvendit dhe të pesë nënkryetarët e rinj.
Për të kuptuar më shumë detaje ndiqeni videon në linkun mëposhtë.