Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar, ka përditësuar të dhëna për gjendjen në pikat kufitare të vendit.
Në njoftim bëhet e ditur se pritjet më të gjata janë në Muçibabë, atje ku zgjasin deri në 1 orë.
Kurse tek Dheu i Bardhë, Han të Elezit, Jarinjë, Kullë, Merdarë, pritjet zgjasin më së shumti 20 minuta.
Pritje deri në 1 orë në Muçibabë ka edhe për dalje nga Kosova, ndërsa në pikat tjera, për dalje pritjet nuk zgjasin më shumë se 20 minuta.
