Kërkoi një korigjim të nofullës, por përfundoi me deformim të madh të fytyrës-Modelja pushohet nga puna

Një grua në Kinë, e cila iu nënshtrua një ndërhyrjeje estetike në nofull me synimin për të përmirësuar pamjen, pretendon se operacioni pati pasoja të rënda, duke i ndryshuar ndjeshëm strukturën e fytyrës.

Pacientja, e identifikuar me pseudonimin Xiaoyu dhe me origjinë nga Wuhan, tha se kishte kërkuar vetëm një korrigjim minimal të nofullës së poshtme. Sipas saj, ndërhyrja duhej ta zhvendoste nofullën vetëm dy milimetra prapa.

Megjithatë, Xiaoyu pretendon se pas operacionit nofulla e saj ishte zhvendosur rreth 13 milimetra përpara, duke rezultuar në një pamje krejtësisht të ndryshme nga ajo që kishte pritur.

Ajo tha se pas ndërhyrjes fytyra e saj u bë më e zgjatur dhe asimetrike, ndërsa problemet me kafshimin, në vend që të përmirësoheshin, u përkeqësuan.

Gruaja, e cila më parë kishte punuar si modele, pretendon se ndryshimet në pamjen e saj ndikuan edhe në jetën profesionale, duke bërë që ajo të humbiste punën.

Sipas saj, ndërhyrjet dhe trajtimet e nevojshme për korrigjimin e dëmit mund të kushtojnë mbi 300 mijë juanë, apo rreth 38 mijë euro, ndërsa procesi i rikuperimit mund të zgjasë për një periudhë të gjatë.

Xiaoyu ka kërkuar ndërhyrjen e spitalit dhe të autoriteteve lokale shëndetësore për zgjidhjen e rastit, por sipas raportimeve, çështja vazhdon të mbetet e pazgjidhur./TAR

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika