Prapashtica mohon bashkëpunimin me shërbimin sekret bullgar: I kërkova mbështetje për Republikën e Kosovës

Abdullah Prapashtica ka mohuar se ka bashkëpunuar me shërbimin sekret bullgar, pasi është pyetur për dokumentet e shërbimeve sekrete jugosllave që përmendin aktivitetin e tij.

Në vazhdimin e intervistës për emisionin “Dosjet”, gazetari Ermal Panduri e pyeti Prapashticën për dokumentet e siguruara nga arkivat kroate të sigurimit të shtetit, në të cilat, sipas tij, përmendet edhe një bashkëpunim i mundshëm i Prapashticës me shërbimin sekret bullgar.

Prapashtica e mohoi një bashkëpunim të tillë.

“Jo, nuk kam pasë kurrfarë bashkëpunimi me shërbimin bullgar”, deklaroi ai.

Ai shpjegoi se lidhja e tij me Bullgarinë kishte të bënte me një udhëtim që kishte bërë gjatë periudhës kur qëndronte në Turqi.

Sipas Prapashticës, pas daljes nga burgu në Turqi, ai dhe Fatoni ishin të detyruar që çdo dy muaj ta lëshonin Turqinë për të mundur të vazhdonin qëndrimin e tyre atje.

Ai tha se në udhëtimin e parë kishte shkuar në Siri, me propozimin e Bujar Hoxhës, ku kishte takuar Avdyl Latif Arnautin, ish-ministër i Arsimit në Siri me prejardhje nga rrethi i Prishtinës.

Në një udhëtim tjetër, Prapashtica tha se kishte shkuar vetëm në Bullgari, pasi Fatoni ndodhej në Gjermani.

“Dy ditë kam qëndru atje edhe jam kthyer”, tha ai.

Prapashtica tregoi se gjatë qëndrimit në Bullgari kishte shkruar një letër drejtuar sekretarit të Komitetit Qendror të Partisë Komuniste Bullgare.

Në këtë letër, sipas tij, kishte kërkuar mbështetje për kërkesën politike për Republikën e Kosovës.

“Në ditën e fundit e kam shkruar një letër, ia kam drejtuar sekretarit të Komitetit Qendror të Partisë Komuniste Bullgare dhe kam kërku mbështetjen e tyre për kërkesën për Republikën e Kosovës”, deklaroi Prapashtica.

Shija e redaktorit

75 vota pro, Parlamenti kalon me procedurë të përshpejtuar huanë...

Parlamenti i Shqipërisë miratoi mëngjesin e kësaj të hëne, me 75 vota pro, kalimin me procedurë të përshpejtuar të marrëveshjes së huasë ndërmjet Shqipërisë...

BookFest vazhdon rrugëtimin në Gjilan pas suksesit të jashtëzakonshëm në...

Pas një edicioni tejet të suksesshëm në Prishtinë, ku mijëra vizitorë krijuan një atmosferë të veçantë me diskutime frymëzuese, aktivitete të shumta dhe dashuri...

Anthony Joshua rikthehet në ring, shqiptari Kristian Prenga synon ta...

Një nga emrat më të mëdhenj të boksit botëror, Anthony Joshua, rikthehet këtë fundjavë në ring për t’u përballur me boksierin shqiptar Kristian Prenga,...

Të fundit nga rubrika