Zelensky: Zotërojmë vetëm një të dhjetën e raketave që na duhen kundër Rusisë

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka deklaruar se Ukraina zotëron vetëm një të dhjetat e raketave penguese që i duhen urgjentisht nga Shtetet e Bashkuara për të ndalur shtimin e sulmeve ruse me raketa balistike.

Zelensky ka thënë se ditët e tij kalojnë mes “miliona” telefonatave dhe negociatave komplekse me aleatët për të siguruar më shumë pajisje.

Sulmet ruse me raketa balistike janë shtuar me shpejtësi javët e fundit, duke goditur veçanërisht rëndë kryeqytetin Kiev, ndërsa Moska shfrytëzon rezervat thuajse të shteruara të Ukrainës me raketa penguese “Patriot”, raporton CNN.

Zelensky ka thënë se një e dhjeta e rezervave aktuale të SHBA-së do të mjaftonte për të ndalur të gjitha sulmet ruse me raketa balistike, por edhe pesë për qind do të mjaftonin që Ukraina ta kalonte dimrin.

“Këtë vit kemi dy herë e gjysmë më pak raketa penguese sesa kishim në vitin 2025”, ka thënë ai.

“Rusia ka dy herë më shumë raketa balistike në muaj sesa kishte më parë”, ka shtuar.
Korriku ishte muaji më vdekjeprurës për civilët ukrainas që nga prilli i vitit 2022, sipas Kombeve të Bashkuara.

“Çdo natë ka sulme dhe katër apo pesë herë në muaj përballemi me sulme masive… net të tmerrshme. Njerëz vërtet shumë heroikë dhe të qëndrueshëm. Por ata janë të lodhur”, është shprehur presidenti ukrainas.

Zelensky ka shtuar se nëse SHBA-ja i shet Ukrainës 5% të raketave Patriot, atëherë dimri do të kalohet dhe do të shpëtohen jetë njerëzish.

 

Shija e redaktorit

75 vota pro, Parlamenti kalon me procedurë të përshpejtuar huanë...

Parlamenti i Shqipërisë miratoi mëngjesin e kësaj të hëne, me 75 vota pro, kalimin me procedurë të përshpejtuar të marrëveshjes së huasë ndërmjet Shqipërisë...

BookFest vazhdon rrugëtimin në Gjilan pas suksesit të jashtëzakonshëm në...

Pas një edicioni tejet të suksesshëm në Prishtinë, ku mijëra vizitorë krijuan një atmosferë të veçantë me diskutime frymëzuese, aktivitete të shumta dhe dashuri...

Anthony Joshua rikthehet në ring, shqiptari Kristian Prenga synon ta...

Një nga emrat më të mëdhenj të boksit botëror, Anthony Joshua, rikthehet këtë fundjavë në ring për t’u përballur me boksierin shqiptar Kristian Prenga,...

Të fundit nga rubrika