Dy persona raportohen të zhdukur në Viti

Dy persona janë raportuar të zhdukur në Viti, sipas raportit të Policisë së Kosovës.

Më 12 gusht, një grua kosovare ka raportuar se vëllai i saj, i cili ka probleme psikike, kishte dalë nga shtëpia më 9 gusht dhe që nga atëherë nuk dihet vendndodhja e tij.

“Më 12.08.2026 ankuesja kosovare ka raportuar se, me datën e cekur vëllai i saj me të meta psikike, ka dalë nga shtëpia dhe nuk dihet vendndodhja e tij”, thuhet në raportin policor.

Në rastin tjetër, një burrë kosovar ka raportuar se djali i tij kishte dalë nga shtëpia më 7 gusht rreth orës 14:00 dhe nuk dihet se ku ndodhet.

“Më 12.08.2026 ankuesi kosovar ka raportuar se djali i tij me datën e cekur ka dalë nga shtëpia dhe nuk dihet vendndodhja e tij”, thuhet në raport.

Policia ka bërë të ditur se të dy rastet janë duke u hetuar

Shija e redaktorit

75 vota pro, Parlamenti kalon me procedurë të përshpejtuar huanë...

Parlamenti i Shqipërisë miratoi mëngjesin e kësaj të hëne, me 75 vota pro, kalimin me procedurë të përshpejtuar të marrëveshjes së huasë ndërmjet Shqipërisë...

BookFest vazhdon rrugëtimin në Gjilan pas suksesit të jashtëzakonshëm në...

Pas një edicioni tejet të suksesshëm në Prishtinë, ku mijëra vizitorë krijuan një atmosferë të veçantë me diskutime frymëzuese, aktivitete të shumta dhe dashuri...

Anthony Joshua rikthehet në ring, shqiptari Kristian Prenga synon ta...

Një nga emrat më të mëdhenj të boksit botëror, Anthony Joshua, rikthehet këtë fundjavë në ring për t’u përballur me boksierin shqiptar Kristian Prenga,...

Të fundit nga rubrika