Izraeli paralajmëron dërgimin e forcave shtesë në fshatin e rrethuar nga kolonët

Ushtria izraelite ka njoftuar të enjten se do të dislokojë trupa shtesë në Bregun Perëndimor të pushtuar, pasi nuk arriti t’i largonte kolonët izraelitë që kanë mbajtur të bllokuara dy familje palestineze në shtëpitë e tyre që nga e diela.

Familjet Abu Ridi dhe Hassan, të cilat jetojnë në periferi të fshatit Qusra, në jug të Nablusit, kërkuan ndihmë pasi u ndërpre furnizimi i tyre me ujë e energji elektrike dhe rezervat e ushqimit filluan të mbaronin.

Ky rast është më i fundit që tërheq vëmendjen mbi pandëshkueshmërinë relative të kolonëve dhe vështirësitë që hasin forcat izraelite në përballimin e dhunës në rritje nga ana e tyre.

Videot e shpërndara nga Qusra gjatë natës tregojnë një sërë automjetesh të sigurisë izraelite, përfshirë një buldozer.

Ambasadori i SHBA-së në Izrael, Mike Huckabee, ka thënë se i kishte kërkuar Izraelit t’i largonte kolonët, duke i cilësuar ata si “terroristë izraelitë”.

Shija e redaktorit

75 vota pro, Parlamenti kalon me procedurë të përshpejtuar huanë...

Parlamenti i Shqipërisë miratoi mëngjesin e kësaj të hëne, me 75 vota pro, kalimin me procedurë të përshpejtuar të marrëveshjes së huasë ndërmjet Shqipërisë...

BookFest vazhdon rrugëtimin në Gjilan pas suksesit të jashtëzakonshëm në...

Pas një edicioni tejet të suksesshëm në Prishtinë, ku mijëra vizitorë krijuan një atmosferë të veçantë me diskutime frymëzuese, aktivitete të shumta dhe dashuri...

Anthony Joshua rikthehet në ring, shqiptari Kristian Prenga synon ta...

Një nga emrat më të mëdhenj të boksit botëror, Anthony Joshua, rikthehet këtë fundjavë në ring për t’u përballur me boksierin shqiptar Kristian Prenga,...

Të fundit nga rubrika