Lushaku-Sadriu: Nuk duam të shkojmë drejt përçarjes qytetare dhe konfliktit

Deputetja e zgjedhur e LDK-së, Jehona Lushaku-Sadriu para mbledhjes së grupit parlamentar të kësaj partie në një prononcim për Ekonomia Online ka deklaruar se kanë qenë në Kuvend të mërkurën, mirëpo si parti nuk kanë dashur të eskalojë situata.

“Është takimi i rregullt i grupit parlamentar sot. Për me i diskutuar zhvillimet politike edhe me i konfirmuar qëndrimet tona si parti. Jo, kemi qenë në kontakt, kemi qenë të vetëdijshëm edhe për aksionet, por tani jemi në një udhëkryq për gjithë vendin edhe në një sfidë kushtetuese për të cilën vërtet duhet me pasur qasje edhe të kujdesshme edhe për shkak të sentimentit edhe ndjeshmërisë që kanë qytetarët ndaj institucioneve të Kosovës. Edhe unë po vazhdoj me i bërë thirrje partisë së parë që ta thërrasë seancën edhe ta konstituojnë Kuvendin dhe të bëjnë veprimet që i takojnë e jo ta lënë gjithë vendin në bllokadë”, tha ao.

Ajo tha se duhet pasur përgjegjësi të lartë për thirrjen e seancës konstituive e jo përçarje qytetare.

“Po, po, kemi qenë në Kuvend, por tani është si parti duhet me pasur edhe përgjegjësinë e lartë në kuptimin e thirrjes për me i bërë institucionet, por gjithmonë duke parasysh edhe momentin, duke mos i dhënë kahje tjetër. Ne nuk duam që të shkojmë tek një përçarje qytetare dhe një konflikti”, tha ajo për Ekonomia Online.

Ndërkaq e pyetur se a ka pasë ndonjë ftesë për takim nga kryeministri në detyrë Albin Kurti, ajo tha se nuk është e njoftuar.

“Jo, nuk jam e vetëdijshme që ka pasur edhe me gjasë nuk ka”, tha ajo./EO

Shija e redaktorit

75 vota pro, Parlamenti kalon me procedurë të përshpejtuar huanë...

Parlamenti i Shqipërisë miratoi mëngjesin e kësaj të hëne, me 75 vota pro, kalimin me procedurë të përshpejtuar të marrëveshjes së huasë ndërmjet Shqipërisë...

BookFest vazhdon rrugëtimin në Gjilan pas suksesit të jashtëzakonshëm në...

Pas një edicioni tejet të suksesshëm në Prishtinë, ku mijëra vizitorë krijuan një atmosferë të veçantë me diskutime frymëzuese, aktivitete të shumta dhe dashuri...

Anthony Joshua rikthehet në ring, shqiptari Kristian Prenga synon ta...

Një nga emrat më të mëdhenj të boksit botëror, Anthony Joshua, rikthehet këtë fundjavë në ring për t’u përballur me boksierin shqiptar Kristian Prenga,...

Të fundit nga rubrika