Ekskluzive nga Dukagjini: Detaje nga dosja e spiunazhit – Fehim Sali pranoi se u rekrutua nga BIA serbe dhe vepronte që nga viti 2002

RTV Dukagjini ka shpalosur disa nga detajet rreth të dyshuarit për spiunazh, Fehim Sali, të cilit Gjykata i ka caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditësh.

Sipas informacioneve të publikuara nga RTV Dukagjini, Fehim Sali ka pranuar fajësinë, përkatësisht rekrutimin e tij nga BIA serbe si agjent i saj, i cili ka vepruar që nga viti 2002.

Sipas Prokurorisë, Sali është serb nga Dragashi, i cili ka shtetësi të Kosovës dhe të Serbisë.

Ai, ndër të tjera, dyshohet se i ka ofruar BIA-s informacione për situatën politike në Kosovë.

Të gjitha këto, sipas informacioneve të RTV Dukagjinit, Sali i ka pranuar gjatë seancës për caktimin e masës së paraburgimit, e cila është mbajtur sot në Departamentin Special të Gjykatës Themelore në Prishtinë.

Sali kishte treguar në detaje veprimtarinë e tij inkriminuese, duke ofruar informacione për mënyrat dhe vendtakimet e komunikimit, si dhe për ofrimin e informacioneve për BIA-n serbe.

Sipas Prokurorisë, Sali dyshohet se, nga një datë e pacaktuar deri në arrestimin e tij, i ka ofruar BIA-s informacione për situatën politike në Kosovë.

RTV Dukagjini ka shfaqur edhe personin që dyshohet se e kishte rekrutuar Salin në BIA-n serbe. Ai është Zhelimir Matoviq, i cili mban pozitën e oficerit në BIA.

Sali dhe Matoviq kishin realizuar disa takime në Serbi.

Sali kishte siguruar vota nga Dragashi për partinë e Vuçiqit në Serbi. Ai kishte hartuar lista me votues potencialë të sigurt për SNS-në, si dhe kishte bërë identifikimin e personave që mund të mos votonin.

Informacionet e siguruara nga RTV Dukagjini brenda organeve të sigurisë tregojnë se Sali bënte identifikimin e zyrtarëve të AKI-së përmes fotografimit të tyre.

Po ashtu, ai dyshohet se siguronte informacione për persona të sektit vehabi dhe persona të tjerë, propozimin e tyre si objektiva të mundshme për rekrutim, krijimin e kontakteve me persona me ndikim në Serbi dhe Kosovë nga komuniteti joshumicë, si dhe informacione të tjera.

Shija e redaktorit

75 vota pro, Parlamenti kalon me procedurë të përshpejtuar huanë...

Parlamenti i Shqipërisë miratoi mëngjesin e kësaj të hëne, me 75 vota pro, kalimin me procedurë të përshpejtuar të marrëveshjes së huasë ndërmjet Shqipërisë...

BookFest vazhdon rrugëtimin në Gjilan pas suksesit të jashtëzakonshëm në...

Pas një edicioni tejet të suksesshëm në Prishtinë, ku mijëra vizitorë krijuan një atmosferë të veçantë me diskutime frymëzuese, aktivitete të shumta dhe dashuri...

Kontingjenti i dytë i FSK-së i bashkohet misionit paqeruajtës në...

Forca Ndërkombëtare Stabilizuese (ISF), misioni shumëkombësh paqeruajtës me mandat ndërkombëtar për stabilizimin e Gazës, ka mirëpritur sot(e diele) më 12 korrik kontingjentin e dytë...

Të fundit nga rubrika