Mbi 4 mijë shërbime në Psikiatrinë e Fëmijëve, rriten rastet e vetëlëndimit e abuzimit me narkotik

Numri i fëmijëve që kërkojnë trajtim në Psikiatrinë e Fëmijëve dhe Adoleshentëve është dyfishuar krahas viteve paraprake. Sipas mjekwve, ka tendencë të rritjes së rasteve të vetëlëndimit tek adoleshentët. SHSKUK po kritikohet që uli mbështetjen financiare për shërbime të shëndetit mendor.

4 mijë e 151 shërbime u dhanë në Klinikën e Psikiatrisë së Fëmijëve dhe Adoleshentëve përgjatë gjashtë muajve.

Nga to, 927 qenë logopedike e të tjerat psikiatrike, psikologjike e mbështetje sociale edukative.

Por, ky numër është dyfishuar krahas vitit paraprak

“Marrë në përgjithësi numrin e shërbimeve me vitet e kaluara, kërkesat për shërbime janë rrit, faktorët janë ndër më të ndryshëm, mënyra e jetesës, stresi, ekspozimi në rrjetet sociale të gjitha këto kanë efekte të cila reflektohen të fëmijët”, ka deklaruar Ahmeti – Pronaj.

Doktoresha bëri të ditur se cilat janë rastet më të shpeshta që trajtohen këtu.

“Kryesisht rastet të cilat po kërkojnë ndihmë në aspektin e diagnostifikimit apo vlerësimit janë raste e fëmijëve me probleme në zhvillimin neurozhvillimore, vonesa e autizmit tani që është në rritje e sipër poashtu grup mosha e adoleshencës ka një tendencë rritje për patologji të ndryshme nga vetëlëndimet, abuzimet me substanca narkotike, vepra kriminale e ç’rregullime të sjelljes”, ka theksuar ajo.

Pikërisht për qasjen institucionale ndaj shëndetit mendor të fëmijëve kritika ka Bind Skeja nga Qendra për Informim dhe Përmirësim.

“SHSKUK nuk i siguron kushtet e duhura për trajtimin e fëmijëve aty e gjithashtu edhe mbështetja e stafit ne e dijm se ata nuk kanë as mjaftueshëm lodra për fëmijë prandaj është dasht që ne në bashkëpunim me aktivistët tjerë e kemi mbështetë klinikën e Psikiatrisë për me ia siguru ato”.

Skeja tha se kanë përgatitur një raport me gjetje pikërisht për këtë Klinikë.

“Me foksu veçanërisht në shërbimet e fëmijëve ku kemi një gjetje që aty SHSKUK psh nuk e paguan internetin, stafin e paguajnë vetë pikërisht për këto është shumë e çuditshme për ne që QKUK del e thotë që japin kujdes të shëndetit mendor të fëmijëve kur as minimumin e mbështetjes nuk e ofrojnë dhe të mos harrojmë që SHKSUK e ka ulë buxhetin për shëndetin mendor të fëmijëve”, ka deklaruar ai.

Ndërkohë mos investimi nga institucionet përgjegjëse sipas QIPS ndikon edhe tek prindërit të cilët më pas drejtohen edhe në sektorin privat për shërbime psikiatrike e psikologjike.

Shija e redaktorit

75 vota pro, Parlamenti kalon me procedurë të përshpejtuar huanë...

Parlamenti i Shqipërisë miratoi mëngjesin e kësaj të hëne, me 75 vota pro, kalimin me procedurë të përshpejtuar të marrëveshjes së huasë ndërmjet Shqipërisë...

BookFest vazhdon rrugëtimin në Gjilan pas suksesit të jashtëzakonshëm në...

Pas një edicioni tejet të suksesshëm në Prishtinë, ku mijëra vizitorë krijuan një atmosferë të veçantë me diskutime frymëzuese, aktivitete të shumta dhe dashuri...

Kontingjenti i dytë i FSK-së i bashkohet misionit paqeruajtës në...

Forca Ndërkombëtare Stabilizuese (ISF), misioni shumëkombësh paqeruajtës me mandat ndërkombëtar për stabilizimin e Gazës, ka mirëpritur sot(e diele) më 12 korrik kontingjentin e dytë...

Të fundit nga rubrika