Hamasi i bën thirrje Bordit të Paqes të Trumpit që ta ‘detyrojë’ Izraelin për planin e paqes në Gaza

Të dërguarit e presidentit amerikan, Donald Trump, janë takuar të dielën në Kajro me ndërmjetësues nga Egjipti, Katari dhe Turqia, në përpjekje për të avancuar planin e SHBA-së për paqe në Gaza.

Në disa prej takimeve ka marrë pjesë edhe një delegacion i Hamasit. Sipas një diplomati të cituar nga Reuters, në bisedime kanë marrë pjesë Jared Kushner, i dërguari i Trumpit dhe dhëndri i tij, si dhe Nickolay Mladenov, i dërguari i Bordit të Paqes të Trumpit për Gazën.

Pas takimeve, Hamasi u bëri thirrje ndërmjetësuesve dhe Bordit të Paqes, të krijuar nga SHBA-ja për mbikëqyrjen e armëpushimit, që të ushtrojnë presion ndaj Izraelit për të pranuar planin e fundit të Trumpit për paqe.

Kushner, Mladenov dhe ish-kryeministri britanik Tony Blair pritet të takohen të hënën me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu. Netanyahu ka deklaruar më herët se plani 15-pikësh i Trumpit për Gazën është “i papranueshëm”, duke shfaqur një qëndrim të pazakontë publik kundër një nisme të aleatit kryesor të Izraelit, SHBA-së.

Ndërkohë, ushtria izraelite njoftoi se të dielën kishte kryer sulme ajrore ndaj dy militantëve, njëri i lidhur me Xhihadin Islamik dhe tjetri me Hamasin, në Khan Younis dhe Nuseirat të Gazës. Mjekët në Gaza thanë se të paktën pesë palestinezë u plagosën në një prej sulmeve, i cili goditi një kamp me tenda.

Në një zhvillim tjetër, memorandumi i mirëkuptimit 60-ditor mes SHBA-së dhe Iranit, që synon t’i japë fund konfliktit mes dy vendeve, skadon të hënën, më 17 gusht. Megjithatë, bisedimet mes palëve mbeten të bllokuara.

Ndërkohë, trafiku detar përmes ngushticës së Hormuzit është ngadalësuar gjatë fundjavës pas sulmeve ndaj cisternave të naftës. Të dhënat e kompanisë së gjurmimit të anijeve Kpler tregojnë se të shtunën vetëm pesë anije transportuese të mallrave kaluan përmes kësaj rruge strategjike, ndërsa të dielën nuk u regjistrua asnjë kalim.

Për krahasim, gjatë fundjavës së kaluar nëpër ngushticën e Hormuzit kishin kaluar 31 anije.

Shija e redaktorit

75 vota pro, Parlamenti kalon me procedurë të përshpejtuar huanë...

Parlamenti i Shqipërisë miratoi mëngjesin e kësaj të hëne, me 75 vota pro, kalimin me procedurë të përshpejtuar të marrëveshjes së huasë ndërmjet Shqipërisë...

BookFest vazhdon rrugëtimin në Gjilan pas suksesit të jashtëzakonshëm në...

Pas një edicioni tejet të suksesshëm në Prishtinë, ku mijëra vizitorë krijuan një atmosferë të veçantë me diskutime frymëzuese, aktivitete të shumta dhe dashuri...

Kontingjenti i dytë i FSK-së i bashkohet misionit paqeruajtës në...

Forca Ndërkombëtare Stabilizuese (ISF), misioni shumëkombësh paqeruajtës me mandat ndërkombëtar për stabilizimin e Gazës, ka mirëpritur sot(e diele) më 12 korrik kontingjentin e dytë...

Të fundit nga rubrika