Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka kërcënuar të hënën se SHBA-ja do ta bombardojë Omanin nëse ky shtet “pengon” përpjekjet për arritjen e një marrëveshjeje me Iranin lidhur me ngushticën e Hormuzit.
Trump i bëri deklaratat gjatë një interviste për Fox News me gazetarin Trey Yingst, duke iu referuar bisedimeve që Omani po zhvillon me Iranin për çështjen e kontrollit dhe lundrimit në ngushticën strategjike të Hormuzit, ndërsa Uashingtoni po zhvillon paralelisht negociatat e veta me Teheranin.
“Nëse Omani na pengon, do ta bombardojmë”, tha Trump, duke përdorur edhe gjuhë të rëndë kërcënuese gjatë intervistës.
Trump gjithashtu i bëri thirrje Iranit të dorëzohet, duke deklaruar se Teherani duhet të “ngrejë flamurin e bardhë të dorëzimit”, sipas raportimit të Yingst për intervistën.
Hamasi i bën thirrje Bordit të Paqes të Trumpit që ta ‘detyrojë’ Izraelin për planin e paqes në Gaza