Vdes polici që u aksidentua javën e kaluar në Malishevë

Ka vdekur zyrtari policor i cili u aksidentua javën e kaluar në Malishevë. Lajmin për vdekjen e tij e ka konfirmuar drejtori i Mjekimit Intensiv në QKUK, Shaqir Uka.

“Fatkeqësisht nuk ka arritur t’u mbijetojë plagëve dhe mëngjesin e sotëm ka vdekur”, ka thënë Uka per Dukagjinin.

Aksidenti ka ndodhur mbrëmjen e 16 gushtit, ku përveç zyrtarit policor, të lënduar kanë qenë edhe katër persona të tjerë. Në aksident ishin të përfshirë katër automjete.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj pati konfirmuar për KOHËN se një nga automjetet e përfshira në aksident ka dalë jashtë rrugës ku ka goditur zyrtarin policor, i cili sot ka vdekur.

Shija e redaktorit

Tasholli: Prej 16 shtatorit, Kosova nuk do të jetë më...

Ismail Tasholli nga platforma qytetare “Liria ka Emër”, në një lidhje direkte në emisionin FIVE në RTV Dukagjini, ka folur pas konferencës së mbajtur...

Thaçi rrëfen prapaskenat e Rambujesë: Nuk isha i sigurt nëse...

Ish-presidenti i Kosovës dhe ish-drejtuesi politik i UÇK-së, Hashim Thaçi, ka rrëfyer në një intervistë të gjerë dhe ekskluzive në Debat Plus disa prej...

“Të jetoj i lirë” – Intervista e fundit e Thaçit...

Presidenti, Hashim Thaçi, do të jetë protagonist i një interviste ekskluzive në emisionin “Debat Plus” të TV Dukagjinit, e cila do të transmetohet nesër,...

Të fundit nga rubrika