Një person është arrestuar në Gjilan nën dyshimin për dhunimin e një gruaje.
Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, ankuesja ka deklaruar se rreth dy-tre muaj më parë, derisa kishte qenë në shtëpinë e të dyshuarit, ai kishte kryer marrëdhënie seksuale me të pa dëshirën e saj.
Policia ka bërë të ditur se i dyshuari është identifikuar dhe arrestuar.
Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, ai është dërguar në mbajtje.
Rasti është iniciuar si “Dhunim”.
