Trump zgjeron deportimet në vendet e treta

Një grup prej 20 personash të deportuar nga Shtetet e Bashkuara ka mbërritur të enjten në Liberi, në kuadër të një marrëveshjeje të re mes dy vendeve, sipas së cilës shteti afrikan mund të pranojë deri në 1,200 persona të deportuar nga administrata e presidentit Donald Trump.

Të deportuarit mbërritën në aeroportin ndërkombëtar Roberts, pranë kryeqytetit Monrovia, shkruan The Guardian, transmeton Dukagjini.

Marrëveshja SHBA-Liberi konsiderohet një nga marrëveshjet më të mëdha të administratës Trump për deportimin e personave në vende të treta.

Ministri liberian i Informacionit, Jerolinmek Piah, ka deklaruar se grupi prej deri në 1,200 personash do të përfshijë shtetas afrikanë, por edhe persona nga Amerika e Veriut, Amerika e Jugut dhe Karaibet.

Ministri i Drejtësisë së Liberisë, Natu Oswald Tweh, tha se shumica e të deportuarve kanë kryer shkelje ose vepra të lidhura me migracionin. Sipas tij, ata do të kenë mundësi të kërkojnë azil në Liberi nëse dëshirojnë.

Në kuadër të marrëveshjes, SHBA-ja ka rënë dakord të zgjasë nga 12 në 36 muaj vlefshmërinë e vizave të vizitorëve për qytetarët liberianë, ndërsa ka premtuar edhe 124 milionë dollarë ndihmë për Liberinë.

Administrata Trump ka përdorur marrëveshje me vende të treta për deportimin e mijëra personave që nuk janë shtetas të këtyre vendeve. Sipas një raporti të organizatave Refugees International dhe Human Rights First, deri në fillim të gushtit administrata amerikane kishte arritur marrëveshje me të paktën 35 vende dhe kishte dërguar rreth 23 mijë persona në 26 prej tyre.

Avokatët e emigracionit kanë kritikuar praktikën, duke argumentuar se deportimi në vende të treta mund të përdoret si një mënyrë indirekte për t’i detyruar azilkërkuesit të kthehen në vendet nga të cilat ishin larguar.

Në disa raste, emigrantët janë dërguar në vende ku nuk kishin jetuar më parë dhe ku mund të përballeshin me rreziqe për sigurinë, duke mbetur më pas me pak alternativa përveç kthimit në vendet e tyre të origjinës.

Një raport i publikuar në shkurt nga demokratët në Komitetin e Senatit për Marrëdhëniet me Jashtë tha se administrata Trump kishte paguar më shumë se 32 milionë dollarë për pesë qeveri për të pranuar rreth 300 persona të deportuar nga vende të treta.

Raporti përmendte, ndër të tjera, pagesën prej 1.1 milion dollarësh për person ndaj Ruandës për shtatë të deportuar dhe 7.5 milionë dollarë për Guinenë Ekuatoriale për 29 persona.

Sipas raportit, më shumë se 80 për qind e personave të dërguar në vende të treta ishin kthyer më pas në vendet e tyre të origjinës, shpesh duke shkaktuar kosto shtesë për taksapaguesit amerikanë.

Departamenti amerikan i Shtetit ka kundërshtuar mënyrën se si raporti e ka paraqitur politikën dhe zbatimin e masave të dëbimit.

Shija e redaktorit

Tasholli: Prej 16 shtatorit, Kosova nuk do të jetë më...

Ismail Tasholli nga platforma qytetare “Liria ka Emër”, në një lidhje direkte në emisionin FIVE në RTV Dukagjini, ka folur pas konferencës së mbajtur...

Thaçi rrëfen prapaskenat e Rambujesë: Nuk isha i sigurt nëse...

Ish-presidenti i Kosovës dhe ish-drejtuesi politik i UÇK-së, Hashim Thaçi, ka rrëfyer në një intervistë të gjerë dhe ekskluzive në Debat Plus disa prej...

“Të jetoj i lirë” – Intervista e fundit e Thaçit...

Presidenti, Hashim Thaçi, do të jetë protagonist i një interviste ekskluzive në emisionin “Debat Plus” të TV Dukagjinit, e cila do të transmetohet nesër,...

Të fundit nga rubrika