Të paktën 47 të vrarë dhe dhjetëra të rrëmbyer në një sulm të bandave në Haiti

Të paktën 47 persona janë vrarë dhe më shumë se 50 të tjerë janë rrëmbyer nga bandat e armatosura gjatë një sulmi në komunitetin Kenscoff, pranë kryeqytetit të Haitit, Port-au-Prince, ka njoftuar Organizata e Kombeve të Bashkuara.

Sulmi ndodhi të dielën dhe tronditi një zonë që deri vonë konsiderohej relativisht e qetë.

Sipas autoriteteve, të paktën pesë nga viktimat ishin fëmijë, shkruan The Guardian, transmeton Dukagjini.

Kreu i observatorit për Haitin në Global Initiative Against Transnational Organized Crime, Romain Le Cour, e cilësoi sulmin si një test të madh politik dhe të sigurisë për qeverinë, policinë dhe misionin ndërkombëtar të mbështetur nga OKB-ja.

Një nga liderët e bandave, i cili e identifikoi veten si “Izo 2”, ka kërcënuar se do t’i vrasë pengjet nëse autoritetet haitiane vrasin ndonjë prej anëtarëve të bandës gjatë operacioneve për rimarrjen e kontrollit të Kenscoff-it.

Kryebashkiaku i Kenscoff-it, Jean Massillon, tha se në mesin e viktimave janë edhe dy punonjës të qeverisë, njëri prej të cilëve ishte kushëriri i tij dhe shërbente si pjesë e sigurimit të tij.

Sipas tij, anëtarë të koalicionit të fuqishëm kriminal Viv Ansanm kanë djegur gjithashtu rreth 25 shtëpi gjatë sulmit.

Ekspertët paralajmërojnë se sulmi mund të jetë një demonstrim force nga bandat dhe një mesazh për qeverinë dhe policinë, ndërsa Haiti përgatitet për zgjedhjet e përgjithshme të 13 dhjetorit, të parat në më shumë se një dekadë.

Dhuna e bandave ka shkaktuar një krizë të rëndë humanitare në Haiti. Sipas statistikave të OKB-së, rreth 1.5 milion njerëz janë zhvendosur për shkak të dhunës, ndërsa më shumë se 3,050 persona janë vrarë dhe rreth 1,400 janë plagosur vetëm gjatë periudhës janar-qershor.

Bandat e armatosura vlerësohet se kontrollojnë rreth 70 për qind të Port-au-Prince dhe zona të mëdha të pjesëve qendrore të Haitit.

Shija e redaktorit

Tasholli: Prej 16 shtatorit, Kosova nuk do të jetë më...

Ismail Tasholli nga platforma qytetare “Liria ka Emër”, në një lidhje direkte në emisionin FIVE në RTV Dukagjini, ka folur pas konferencës së mbajtur...

Thaçi rrëfen prapaskenat e Rambujesë: Nuk isha i sigurt nëse...

Ish-presidenti i Kosovës dhe ish-drejtuesi politik i UÇK-së, Hashim Thaçi, ka rrëfyer në një intervistë të gjerë dhe ekskluzive në Debat Plus disa prej...

“Të jetoj i lirë” – Intervista e fundit e Thaçit...

Presidenti, Hashim Thaçi, do të jetë protagonist i një interviste ekskluzive në emisionin “Debat Plus” të TV Dukagjinit, e cila do të transmetohet nesër,...

Të fundit nga rubrika