Haxhiu: Institucionet të marrin masa urgjente për parandalimin e dhunës ndaj grave

Ushtruesja e detyrës së presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, u ka bërë thirrje institucioneve përgjegjëse që të ndërmarrin masa urgjente dhe konkrete për parandalimin e dhunës ndaj grave dhe mbrojtjen e tyre.

Reagimi i Haxhiut vjen pas vrasjes së një gruaje 80-vjeçare në Prizren. Për rastin është arrestuar bashkëshorti i saj, 81-vjeçar, i cili dyshohet për kryerjen e vrasjes.

Kjo ngjarje ka ndodhur vetëm dy ditë pas vrasjes së një gruaje shtatzënë në Malishevë, ku po ashtu i dyshuari kryesor është bashkëshorti i viktimës.

Haxhiu ka thënë se këto raste nuk duhet të trajtohen si raste të izoluara dhe ka kërkuar nga organet e drejtësisë hetim të plotë dhe të shpejtë.

“Më tronditi lajmi për vrasjen e një gruaje 80-vjeçare në Prizren. Vetëm dy ditë më parë, një tjetër grua u vra, ndaj këto nuk mund të trajtohen si raste të izoluara. Mjaft më me vrasjen dhe dhunën ndaj grave! Jeta dhe dinjiteti i çdo gruaje duhet të mbrohen me çdo mjet”, ka shkruar Haxhiu.

Ajo ka kërkuar që autorët të marrin dënimin më të ashpër të paraparë me ligj, duke theksuar se çdo rast duhet të hetohet dhe të zbardhet deri në fund.

Sipas saj, përveç ndëshkimit të autorëve, institucionet duhet të fokusohen edhe në parandalimin e dhunës, në mënyrë që rastet të identifikohen dhe të ndalen para se të përfundojnë me vrasje.

“Institucionet përgjegjëse duhet të ndërmarrin masa urgjente dhe konkrete për parandalimin e dhunës ndaj grave dhe mbrojtjen e tyre”, ka thënë Haxhiu, duke shprehur ngushëllime për familjen e viktimës.

Shija e redaktorit

Tasholli: Prej 16 shtatorit, Kosova nuk do të jetë më...

Ismail Tasholli nga platforma qytetare “Liria ka Emër”, në një lidhje direkte në emisionin FIVE në RTV Dukagjini, ka folur pas konferencës së mbajtur...

Thaçi rrëfen prapaskenat e Rambujesë: Nuk isha i sigurt nëse...

Ish-presidenti i Kosovës dhe ish-drejtuesi politik i UÇK-së, Hashim Thaçi, ka rrëfyer në një intervistë të gjerë dhe ekskluzive në Debat Plus disa prej...

“Të jetoj i lirë” – Intervista e fundit e Thaçit...

Presidenti, Hashim Thaçi, do të jetë protagonist i një interviste ekskluzive në emisionin “Debat Plus” të TV Dukagjinit, e cila do të transmetohet nesër,...

Të fundit nga rubrika