“Kosova po pret”, edhe nga Tirana bëhet thirrje për protestën e 12 shtatorit

Katër ditë para 16 shtatorit, datë kur pritet të shpallet aktgjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Hagë, në Prishtinë do të mbahet më 12 shtator “Marshi për Liri”, me moton “Kosova po pret”.

Njoftimi për këtë aktivitet po shpërndahet edhe në Tiranë.

Në disa ekrane të vendosura në kryqëzimet kryesore të kryeqytetit shqiptar, ku zakonisht shfaqen reklama, prej kësaj të mërkure po transmetohet edhe njoftimi për marshin, raporton A2 CNN.

“Marshi për Liri” do të mbahet në Prishtinë dhe organizatorët u kanë bërë thirrje qytetarëve dhe përfaqësuesve politikë që t’i bashkohen aktivitetit.

Ndërkohë, në Prishtinë ka nisur edhe numërimi mbrapsht deri më 16 shtator. Aktiviteti “Ora e Pritjes” është vendosur në Bulevardin “Nëna Terezë”, ku një ekran i madh numëron ditët, orët, minutat dhe sekondat deri në datën e shpalljes së aktgjykimit.

Të fundit nga rubrika