Të martën, më 1 shtator, në orën 11:00, në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë do të mbahet protestë kundër, siç është thënë në njoftim, “bllokimit të komunave dhe ndëshkimit të qytetarëve”.
Organizatorët kanë ftuar qytetarët nga të gjitha komunat që t’i bashkohen protestës.
Sipas njoftimit, për qytetarët që do të udhëtojnë drejt Prishtinës me autobusë nga komunat e tjera, parkingu prapa Pallatit të Rinisë do të jetë falas.
“Mirë se vini në Kryeqytet! Bashkë për komunat, bashkë për qytetarët!”, thuhet në njoftim.