“Ditari i një fotografi të luftës” hapet në Prishtinë, ekspozitë në nderim të luftës së UÇK-së

Galeria e Arteve në Prishtinë, në bashkëpunim me platformën qytetare “Liria Ka Emër”, do të hapë më 8 shtator 2026 ekspozitën “Ditari i një fotografi të luftës”, të fotografit Visar Kryeziu.

Ekspozita sjell përmes fotografisë kujtime, dëshmi dhe momente nga lufta e Kosovës, duke e rikthyer në vëmendje sakrificën dhe rrugën drejt lirisë.

Ajo vjen si një ekspozitë në nderim të luftës së drejtë dhe të pastër të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, si dëshmi e historisë sonë dhe si mesazh mbështetjeje për çlirimtarët Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi, të cilët ndodhen në Hagë.

Hapja e ekspozitës do të bëhet më 8 shtator, në ora 19:00, në Pallatin e Rinisë në Prishtinë.

Ekspozita është pjesë e aktiviteteve që po zhvillohen në prag të Marshit për Liri, që do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje të çlirimtarëve dhe të luftës çlirimtare të UÇK-se.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika