Në Gllogjan ndizet “Zjarri i Lirisë”, Dukagjini përcjell mesazhin: Çlirimtarët nuk janë vetëm

Në Gllogjan, në zemër të Zonës Operative të Dukagjinit, është ndezur sonte “Zjarri i Lirisë”, duke përcjellë edhe nga kjo zonë historike mesazhin e fuqishëm të mbështetjes për çlirimtarët Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi.

Sipas njoftimit, veteranë dhe ish-ushtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, familje të dëshmorëve, invalidë të luftës, bashkëluftëtarë dhe qytetarë janë bashkuar në Gllogjan për të dëshmuar se lufta për liri, sakrifica dhe historia e UÇK-së nuk harrohen.

“Nga Dukagjini u përcoll qartë mesazhi se, edhe sot, bashkëluftëtarët që po përballen me procesin gjyqësor në Hagë kanë pranë tyre njerëzit me të cilët ndanë rrugën e luftës dhe të lirisë. Çlirimtarët nuk janë vetëm”, u than ë njoftim.

“Zjarri i Lirisë” po vazhdon nga njëra zonë operative në tjetrën, duke bashkuar veteranët, familjet e dëshmorëve dhe qytetarët rreth kërkesës për drejtësi dhe liri.

Nga Gllogjani dhe Zona Operative e Dukagjinit, mesazhi shkon drejt gjithë Kosovës: qëndrojmë bashkë për çlirimtarët, për sakrificën dhe për dinjitetin e luftës sonë çlirimtare.

Më 12 shtator prej orës 14:00, në  sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë do të mbahet marshi protestues në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së./KP

Shija e redaktorit

DUKAGJINI fiton për herë të dytë mbështetjen e EVROPËS KREATIVE...

SHTËPIA BOTUESE “DUKAGJINI” ka fituar për herë të dytë mbështetjen e programit “Evropa Kreative” të BASHKIMIT EVROPIAN për botimin e letërsisë evropiane. Ky vlerësim...

“K’cimi i Tropojës” në Zagreb, në prani të kryeministrit kroat...

Shoqata shqiptare “Shkëndija” nga Zagrebi ka prezantuar vallen tradicionale “K’cimi i Tropojës” në Sallën e Koncerteve “Vatroslav Lisinski”, në kuadër të një programi kulturor...

Policia ushtarake e FSK trajnohet nga instruktorë gjermanë për mbrojtje...

Në kuadër të Planit të Bashkëpunimit dypalësh në fushën e mbrojtjes për vitin 2026, ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës dhe Ministrisë...

Të fundit nga rubrika