Kancelari gjerman Friedrich Merz ka pranuar se rezultati i zgjedhjeve në Saksoni-Anhalt përbën humbjen më të rëndë të CDU-së në vite, madje në dekada.
Duke komentuar rezultatin, Merz tha se të gjithë janë “thellësisht të tronditur” nga rezultati në këtë land.
“Ne nuk e prisnim që të përfundonte kështu”, deklaroi ai.
Merz paralajmëroi se rezultati i zgjedhjeve do të ketë pasoja, duke theksuar se niveli i vëmendjes ndërkombëtare ndaj këtij rezultati është i madh. Ai iu referua edhe faktit se kush e ka uruar partinë Alternativa për Gjermaninë (AfD), e cila ka shënuar rezultat të fuqishëm në zgjedhje.
Sipas kancelarit gjerman, fakti që “gati 60% e votuesve kanë votuar për parti politike që vënë në pikëpyetje në mënyrë thelbësore institucionet demokratike të vendit” është një rezultat që nuk mund të injorohet.
“Është një rezultat zgjedhor që nuk mund ta kalojmë sikur të mos ketë ndodhur asgjë”, tha Merz.
Ai e cilësoi rezultatin si “humbjen më të rëndë që CDU-ja ka pësuar në vite, madje në dekada”.