Thaçi: S’ka dyshime për varrezë masive, aty u tentua kultivimi i narkotikëve

Kryetari i Obiliqit, Halil Thaçi është deklaruar rreth gjërave të pazkaonta që janë gjetur në bodrumin e ish-Shkollës Teknike.

Ai, ka folur edhe rreth pretendimeve për varrezë masive duke thënë se në atë vend u tentua kultivimi i narkotikëve.

“Sipas policëve dhe antidrogës shihet që është tentim i një kultivimi të disa substancave narkotike, por nuk dihet çfarë substanca, siç më tha eprori i policisë. Mirëpo, sido që të jetë, prokuroria edhe policia këtë punë e kanë në dorë dhe ato merren me rastin. Ndërsa sa i përket varrezës masive, unë nuk pashë, apo edhe policia qysh ma ka konfirmuar, nuk ka ndonjë dyshim për momentin”, ka dekalruar ai.

Thaçi, ka shtuar se gjatë ditës së djeshme janë parë gjëra të dyshimta dhe se menjëherë është njoftuar Policia.

“Para dy muajve ne kemi hasur në një ambulancë të fshehur nga strukturat paralele serbe, për të cilën ne kemi njoftuar edhe policinë edhe prokurorin e shtetit. Dhe natyrisht që dje kemi hasur në disa gjëra sende shumë të dyshimta për ne, që punëtorët tanë të ndërmarrjes NPL Kastrioti nuk kanë mundur të vazhdojnë punën pa e njoftuar policinë që të merret me këto gjëra”, ka thënë ai.

Kryetari ka falenderuar emdiat për interesimin, duke shtuar se këtë shkollë do ta kthejnë në funksionin që e kishte dikur, pra në shkollën teknike

“Fillimisht, faleminderit për interesimin e juaj këtu në komunën e Obiliqit. Gjendemi këtu në ish-shkollën teknike që deri në vitin 1990 nxënësit tanë kanë mbajtur mësim në këtë objekt. Nga viti 1990, kur masat e dhunshme të shtetit kriminal serb na i kanë dëbuar nxënësit nga shkolla, kjo shkollë ka qenë thuajse e përdorur e keqpërdorur prej individëve të ndryshëm. Ne me ardhjen në qeverisje i kemi premtuar edhe qytetarëve publikisht se këtë shkollë do ta kthejmë në funksionin që e kishte dikur, pra në shkollën teknike. Dhe ne që nga janari kemi filluar procedurat dhe tashmë kemi ardhur në atë pikë që kemi filluar ta pastrojmë shkollën”, ka thënë ndër të tjera ai./EO

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika