Nënkryetarja e Prishtinës Musmurati zbulon muralin e krerëve të UÇK-së

Është përfunduar sot në Prishtinë murali kushtuar kujtesës së luftës, sakrificës dhe lirisë, i realizuar me mbështetjen e Drejtorisë së Kulturës të Kryeqytetit.

Me rastin e përfundimit të muralit, Nënkryetarja e Prishtinës, Besianë Musmurati, dhe drejtori i Kulturës, Isah Mustafa, së bashku me artisten OrangeGirl, e cila e ka realizuar veprën, vizituan hapësirën ku tashmë murali bëhet pjesë e peizazhit urban dhe kujtesës publike të kryeqytetit.

Murali paraqet katër ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që po mbahen në Hagë dhe ndërton një rrëfim vizual mbi luftën, mungesën, burgimin dhe lirinë, si pjesë e një historie që vazhdon të ketë peshë në kujtesën kolektive të Kosovës.

“Prishtina pret kthimin e çlirimtarëve.

Sot, bashkë me drejtorin e Kulturës, Isah Mustafa, dhe artisten OrangeGirl, e përmbyllëm këtë mural që tashmë bëhet pjesë e hapësirës publike dhe kujtesës së Prishtinës.
Një vepër për kujtesën, sakrificën, lirinë dhe një histori që për Kosovën ende nuk është mbyllur.
Katër portrete që bartin një pjesë të historisë sonë nga uniforma e UÇK-së dhe lufta për liri, te angazhimi për ndërtimin e shtetit dhe pavarësinë e Kosovës.
Teli simbolizon kufizimin dhe izolimin. Zogjtë mbi të, lirinë që nuk mund të burgoset.
Prishtina kujton. Prishtina pret.
Kosova pret kthimin e çlirimtarëve”, tha Musmurati.

Shija e redaktorit

DUKAGJINI fiton për herë të dytë mbështetjen e EVROPËS KREATIVE...

SHTËPIA BOTUESE “DUKAGJINI” ka fituar për herë të dytë mbështetjen e programit “Evropa Kreative” të BASHKIMIT EVROPIAN për botimin e letërsisë evropiane. Ky vlerësim...

“K’cimi i Tropojës” në Zagreb, në prani të kryeministrit kroat...

Shoqata shqiptare “Shkëndija” nga Zagrebi ka prezantuar vallen tradicionale “K’cimi i Tropojës” në Sallën e Koncerteve “Vatroslav Lisinski”, në kuadër të një programi kulturor...

Policia ushtarake e FSK trajnohet nga instruktorë gjermanë për mbrojtje...

Në kuadër të Planit të Bashkëpunimit dypalësh në fushën e mbrojtjes për vitin 2026, ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës dhe Ministrisë...

Të fundit nga rubrika