Kryetari i Aleancës, Ardian Gjini, ka kritikuar mënyrën se si po zhvillohet procesi i konstituimit të Kuvendit, duke thënë se deputetët e AAK-së nuk do të marrin pjesë në seancën e nesërme.
Në Debat Plus, Gjini tha se afati për konstituimin e Kuvendit është interpretuar në mënyrë të gabuar dhe se shtyrjet e njëpasnjëshme, sipas tij, përbëjnë shkelje të Kushtetutës.
Ai e cilësoi situatën si “fyerje për të gjithë deputetët e zgjedhur e për popullin e Kosovës”, duke kritikuar edhe qasjen e partisë fituese.
“Ka vendim të Gjykatë Kushtetuese, opinion quhet. I cili thotë që Kuvendi duhet të konstituohet 30 dite pas certifikimit të rezultateve zgjedhore. Para se të kaloj 30-tshi, këta e kanë thirr një seancë plenare, për të provur kinse me zgjedh kryetarin e Kuvendit dhe del kryetari i partisë fituese të zgjedhjeve edhe thotë s’kam emër, duhet me shty, del edhe herën e dyte, thotë s’kam emër. Edhe kalon 30 ditëshi dhe e bën një interpretim vet. Edhe thotë interpretimi është 30 ditë prej nisjes së seancës.
E kemi ditë që është shkelje, por kemi supozuar që ndoshta i ndihmojmë rrethanës, okej po i lyp edhe 30 ditë. Kur vjen koha e 30 ditëshit të dytë, që e kishin interpretuar vet, e shtynë edhe për 3 ditë të tjera. Në këtë rrethane nuk ka vetëm shkelje të Kushtetutës, por është fyerje për të gjithë deputetët e zgjedhur e për popullin e Kosovës. Është brutale tashmë se po e bën veç se po don. Dhe kemi ardhur në një situatë që e kemi një person që i ka fituar zgjedhjet dhe thotë bëj çka dua. në atë situate kur ne po kërkojnë sundim të ligjit, nuk ka sundim të ligjit kur thotë bëj çka dua”, ka deklaruar Gjini.