Partitë propozojnë nënkryetarët, Kuvendi shkon në pauzë

Seanca konstituive ka shkuar në pauzë prej 30 minutash.

Kryeparlamentarja e zgjedhur, Albulena Haxhiu, ka bërë të ditur se me partitë nuk është arritur dakordimi për mënyrën e votimit të nënkryetarëve të Kuvendit.

Haxhiu u shpreh se ka propozime që të gjithë të votohen në një pako dhe se ka rezerva nga të tjerë për këtë formë.

Ajo po ashtu ka kërkuar nga Lista Serbe që emrin e nënkryetarit ta propozojë me shkrim.

Kujtojmë se Lëvizja Vetëvendosje ka propozuar deputetin Ardian Gola për postin e nënkryetarit të Kuvendit të Kosovës, ndërsa Lidhja Demokratike e Kosovës ka propozuar Kujtim Shalën.

PDK-ja ka propozuar për nënkryetare Vlora Çitaku.

Ndërkohë, nga Lista Serbe për nënkryetar është propozuar Sllavko Simiq, ndërsa Grupi Parlamentar 6+ ka propozuar Emilja Rexhepin.

Grupet parlamentare janë ftuar nga Haxhiu për të diskutuar formën e votimit të nënkryetarëve.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika