Hamza: PDK nuk do të marrë më pjesë në punimet e Kuvendit, rastin do ta dërgojë në Kushtetuese

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka bërë të ditur se PDK-ja nuk do të marrë më pjesë në punimet e Kuvendit të Kosovës.

Ky vendim vjen pasi kandidatja e PDK-së për nënkryetare të Kuvendit, Vlora Çitaku, nuk u zgjodh në votim. Çitaku mori 44 vota për, një kundër dhe 56 abstenime.

Hamza ka deklaruar se PDK-ja do ta dërgojë rastin në Gjykatën Kushtetuese.

“PDK ishte prezent në Kuvend me qëllim që Kuvendi të konstituohet, që vendi të ketë institucione, mirëpo partia shumicë, Lëvizja Vetëvendosje, Albin Kurti, nuk e ka ndërmend vendit t’i japë institucione. Vazhdon me veprimet e tyre të papërgjegjshme, joinstitucionale, joshtetërore, jo në dobi të qytetarëve të Kosovës të prodhojë drama, kriza, me shpikë situatë të panjohura me qëllim që të vazhdojë me bllokada. Prej sot Partia Demokratike e Kosovës nuk ka asnjë arsye me marrë pjesë në punimet e Kuvendit të Kosovës dhe ne do ta referojmë, do ta dërgojmë lëndën në Gjykatën Kushtetuese. Jemi të sigurt që afatet kanë përfunduar më 7 gusht”, ka deklaruar Hamza.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika