Paralajmërim për dezinformata: Qytetarët të mos bien pre e lajmeve që nxisin panik

Ngjarjet me ndjeshmëri të lartë politike dhe emocionale mund të shfrytëzohen për përhapjen e dezinformatave, me qëllim krijimin e panikut, tensioneve dhe pasigurisë në mesin e qytetarëve.

Në raste të tilla, informacionet e rreme mund të shpërndahen përmes titujve bombastikë dhe emocionalë, të cilët mund të shtrembërojnë përmbajtjen e vendimeve apo zhvillimeve institucionale para se ato të bëhen zyrtare.

Po ashtu, përmes rrjeteve sociale mund të nxiten tensione politike e ndëretnike, duke synuar dëmtimin e besimit të qytetarëve në institucionet e Kosovës dhe në partnerët ndërkombëtarë të vendit.

Një tjetër formë e përhapjes së panikut mund të jetë qarkullimi i pretendimeve të pakonfirmuara për zhvillime ekonomike, të cilat mund të shkaktojnë pasiguri dhe reagime të nxituara te qytetarët.

Qytetarët këshillohen që informacionet t’i verifikojnë përmes burimeve zyrtare dhe mediave kredibile, ndërsa të shmangin shpërndarjen e përmbajtjeve të pakonfirmuara në rrjete sociale.

Në situata të ndjeshme, verifikimi i informacionit, qetësia dhe kujdesi para shpërndarjes së një lajmi mbeten mënyrat më të mira për të parandaluar përhapjen e panikut dhe dezinformatave.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika