Një grua kosovare është raportuar e zhdukur në Prizren.
Sipas Policisë, rasti është raportuar më 14 shtator 2026, rreth orës 19:15, pasi viktima ishte larguar nga shtëpia dhe nuk dihej vendndodhja e saj.
“Është raportuar se viktima femër kosovare është larguar nga shtëpia dhe nuk dihet për vendndodhjen e saj”, thuhet në raportin policor.
Rasti është në procedurë hetimore.