PDK-ja mblidhet pas aktgjykimit, Hamza: Të gjitha veprimet ligjore e demokratike janë të mundshme

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Hamza, ka deklaruar se partia e tij do ta diskutojë situatën pas aktgjykimit të Gjykatës Speciale në Hagë ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Para mbledhjes së Kryesisë së PDK-së, Hamza tha se të gjitha format demokratike dhe ligjore janë në opsion dhe se pas diskutimeve do të bëhen të qarta qëndrimet zyrtare të partisë.

“Do ta diskutojmë situatën detajshëm. E kemi thënë që të gjitha format demokratike dhe ligjore janë në opsion. Do ta diskutojmë, pastaj do ta shohim se cilat janë qëndrimet zyrtare të PDK-së. Të gjitha veprimet ligjore dhe demokratike janë të mundshme”, ka deklaruar Hamza.

Pra, PDK-ja pritet që sot në mbledhjen e Kryesisë të diskutojë hapat që do të ndërmarrë pas aktgjykimit të Gjykatës Speciale.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika