Demaku: Specialja devijoi në një agjendë në favor të Serbisë

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Fadil Demaku, ka kritikuar aktgjykimin e Gjykatës Speciale në Hagë ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, duke e cilësuar atë si pjesë të një agjende politike që, sipas tij, është në dëm të Kosovës dhe në favor të Serbisë.

Në FIVE të TV Dukagjinit, Demaku tha se ajo që ka ndodhur nuk duhet parë si një vendim i drejtësisë, por si realizim i një agjende që, sipas tij, ishte përgatitur shumë më herët.

Ai tha se Gjykata Speciale, sipas tij, është krijuar për një qëllim, por më pas ka devijuar në një agjendë që favorizon Serbinë dhe kundërshtarët e Kosovës.

“Edhe dje e kam parë një gjë të tillë, jo vendim drejtësisë, por realizmin i një agjende politike anti-Kosovë e në favor të Serbisë. Ajo çfarë ka ndodhur dje lidhje nuk ka pas me drejtësisë. Ka qenë një qëllim, i cili është organizuar shumë më herët për të ardhur deri të ajo që ka ardh dje.

Kjo gjykatë është krijuar krejt për një qëllim tjetër, dhe devijoi krejt për diçka tjetër. Kaloi në një agjendë në favor të Serbisë dhe të kundërshtarëve të Kosovës. Me qëllim që të barazohet viktima me agresionin. Të thyhet ajo pika që Serbia ka bërë krime, kanë qenë kriminelët e vërtetë. Që gjoja tash për nji far lloj baraspeshe, që gjërat të ecin pa dhënë papërgjegjësi. Tash Serbia është në një pozicion shumë më të favorshëm, më të fuqishëm në arenën ndërkombëtare…. Ndërsa ne për gabimet tona për gabimet tona në vazhdimësi kemi mbetur mbrapa në hapa, dhe jemi një vend i izoluar. Dhe krejt këta faktor kanë bërë që agjenda e Serbisë të dal më e suksesshme që të arrij qëllimet”, ka deklaruar Demaku.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika