Tahiri: Urgjente që të mblidhet Kuvendi i Kosovës

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri, një javë pas vendimit të Dhomave të Specializuara në Hagë ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ka kërkuar që Kuvendi i Kosovës të mblidhet dhe të dalë me një qëndrim lidhur me aktgjykimin.

Tahiri ka thënë se heshtja dhe, siç e ka quajtur ai, kalkulimi politik nuk duhet të jenë pjesë e politikës së përditshme.

Sipas tij, Kuvendi duhet të miratojë së paku një qëndrim politik, institucional ose shtetëror për këtë çështje.

“Ky Kuvend, tash e një javë, ende nuk ka një qëndrim politik, institucional, shtetëror, një rezolutë që e dënon dhe që thërret për drejtësi dhe që në përmbajtje adreson çështje që për ne janë shumë problematike në atë vendim”, ka deklaruar Tahiri në Facebook.

Ai ka kërkuar që Kuvendi të mblidhet sa më shpejt dhe të miratojë një rezolutë lidhur me aktgjykimin.

“Është urgjente që Kuvendi i Republikës së Kosovës të mblidhet, të ketë një qëndrim politik, të ketë një rezolutë, mos kurrgjë, për të drejtën dhe për historinë e këtij vendi”, ka thënë Tahiri.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika