Verdikti i Hagës, Duncan: Pakënaqësia popullore po rritet, pasojat po bëhen gjithnjë e më serioze

Ish-këshilltari i Wesley Clark gjatë luftës në Kosovë, britaniku John Duncan, ka reaguar për vendimin e Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë, me të cilin katër ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës u dënuan me gjithsej 81 vjet burgim.

Duncan ka thënë se pakënaqësia popullore në Kosovë pas vendimit të Hagës ka çuar në një valë protestash të cilat po zgjasin tash e një javë.

Duncan, i cili ka dëshmuar në Hagë në kuadër të mbrojtjes, vlerëson se pasojat e aktgjykimit dënues po bëhen gjithnjë e më serioze.

“Pakënaqësia popullore lidhur me vendimet ka çuar në gjashtë ditë protestash në Prishtinë dhe në thirrje të përtërira për bashkimin e shqiptarëve. Pasojat e këtij rasti po bëhen gjithnjë e më serioze”, ka shkruar Duncan në X.

 

Të fundit nga rubrika