Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka përkujtuar rreshterin Afrim Bunjaku, në trevjetorin e rënies së tij në krye të detyrës.
Përmes një postimi në Facebook, Osmani ka thënë se Bunjaku ra duke mbrojtur Kosovën dhe se kujtimi për të duhet të ruhet përmes mbrojtjes së Republikës, lirisë dhe sovranitetit.
“Tri vite më parë, Rreshteri Afrim Bunjaku ra dëshmor, duke e vulosur me jetën e tij një të vërtetë që brezat tanë e kanë mbrojtur me sakrificë: kjo tokë është atdheu ynë i përjetshëm dhe liria e Kosovës është e shenjtë”, ka shkruar Osmani.
Ajo ka theksuar se Bunjaku “ra duke mbrojtur Kosovën”, ndërsa ka shtuar se do të kujtohet përmes mbrojtjes së vlerave që, sipas saj, ai la pas.
“Ne do ta kujtojmë duke mbrojtur atë që ai la pas: Republikën, lirinë dhe sovranitetin tonë”, ka shkruar Osmani.
Në fund, ish-presidentja ka shprehur nderimin për rreshterin Bunjaku.
“Lavdi e përjetshme heroit të Kosovës, Afrim Bunjaku!”, ka përfunduar ajo.