Sveçla: Radoiçiq është njëri ndër krerët e strukturave ilegale në veri

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka thënë se sulmet ndaj Policisë së Kosovës në veri, organizohen në kuadër të strukturave ilegale në veri. Sipas Sveçlës, krerë i këtyre strukturave është edhe Millan Radoiçiq

Ministçr i Punëve të Brendshme në Kosovë, Xhelal Sveçla

Personat që e sulmojnë Policinë e Kosovës në veri janë të njohur si individë të kyçur në aktivitete ilegale, thotë ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla.

Sipas tij, këto grupe janë të kontrabandistëve dhe janë të koordinuara ngushtë nga institucionet e Serbisë.

Serbia i shfrytëzon këto grupe për të minuar autoritetin e Kosovës në veri të vendit.

Sveçla për Radio Evropa e Lirë ka thënë se Millan Radoiçiq është njëri ndër krerët e këtyre strukturave, dhe ai është në arrati nga organet e Kosovës për rastin “Brezovica”.

Po ashtu, Radoiçiq është edhe në listën e zezë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe dyshohet se së bashku me Zvonko Veselinoviq, biznesmenin nga veriu i Kosovës, dhe shumë serbë të tjerë, i përkasin një rrjeti të lidhur me krimin e organizuar ndërkombëtar.

Sveçla për sulmin e policëve në veri thotë se është e qartë që kriminelët në veri janë të pakënaqur me gjendjen aktuale atje.

“Tendenca e tyre për të vazhduar me të njëjtat metoda, me të njëjtat qasje në raport me ligjin, patjetër që janë duke u luftuar në vazhdimësi nga strukturat e sigurisë të Republikës së Kosovës”.

“Dy prej sulmuesve janë arrestuar. Fatkeqësisht, prokurorja kujdestare e Prokurorisë Themelore, atë natë e ka liruar njërin nga ta në procedurë të rregullt, çuditërisht. Por, njëri është në paraburgim. Janë persona të njohur për strukturat e sigurisë dhe tashmë ligji është duke u marrë me ta”, ka thënë Sveçla për sulmuesit.

Ministri i Punëve të Brendshme ka thënë se janë duke hetuar me të gjitha kapacitetet e tyre, për sulmet e mëhershme.

Në këto hetime është i përfshirë dhe Millan Radoiçiq, i cili është i arratisur në territorin e Serbisë.

Sa i përket sistemit të drejtësisë sa i takon zbatimit të ligjit, Sveçla thotë se ka ngecje të theksuara.

“Megjithatë, tash situata ka ndryshuar rrënjësisht. Ministria e Punëve të Brendshme, me të gjitha agjencitë e saj, me të gjithë mekanizmat e saj, duke bashkëpunuar ngushtë edhe me të gjithë mekanizmat e tjerë qeveritarë, do të bëjë maksimumin që të gjitha këto dukuri të luftohen, të dokumentohen dhe pastaj ky maksimum i yni do t’i vërë në pozita jashtëzakonisht të palakmueshme të gjithë të tjerët, të cilët synojnë amortizimin, anashkalimin e krimeve dhe kriminelëve” ka thënë ai.

Shija e redaktorit

Reporterët pa Kufij: Kosova shënon përparim në lirinë e medias

Kosova ka shënuar përparim në lirinë e medias, sipas Indeksit Botëror të Lirisë së Shtypit të Reporterëve pa Kufij, duke u renditur në vendin...

Akademia “Dukagjini” përmbyllë nismën “Praktika të suksesshme në mësimdhënie dhe...

“Praktika të suksesshme në Mësimdhënie dhe Nxënie”, është nisma e cila nisi pesë muaj më parë e që sot po shndërrohet në një manifestim...

Shtëpia botuese “Dukagjini” sjell në gjuhën shqipe 16 libra të...

Secila një histori ndryshe nga tjetra. Të gjashtëmbëdhjetë libra nga krijimtaria e nobelistit gjermano-zviceran, Hermann Hesse, në gjuhën shqipe i gjeni në Librarinë “Dukagjini”. Promovimi i...

Të fundit nga rubrika