Nënkryetari i Aleancës, Burim Ramadani, ka dorëzuar kallëzim penal ndaj ushtrueses së detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, lidhur me procedurat për rizgjedhjen e Vlora Spancës në pozitën e auditores së përgjithshme.
Ramadani ka pretenduar se Haxhiu e ka propozuar Spancën për këtë pozitë pa e hapur paraprakisht konkursin.
Në një video të publikuar, Ramadani ka thënë se pret që Prokuroria Speciale të ndërmarrë veprime ndaj Haxhiut dhe të ngrejë aktakuzë për keqpërdorim të pozitës zyrtare.