Një person rreth 29 vjeç ka mbetur i vrarë nga të shtënat me armë zjarri mbrëmjen e së dielës në fshatin Pogragjë të Gjilanit.
Kjo ngjarje e rëndë ndodhi vetëm pak ditë pas vrasjes së dyfishtë në Livoç të Ulët, ku u vranë një grua dhe vëllai i saj.
I dyshuari për vrasjen në Pogragjë dyshohet se është larguar nga vendi i ngjarjes pas kryerjes së veprës.
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se i dyshuari ende nuk është arrestuar dhe se po ndërmerren veprimet e nevojshme për lokalizimin dhe arrestimin e tij.
