Komisioni Evropian: Nuk ka indikacione se është ndërprerë shkëmbimi i inteligjencës me Ukrainën

Komisioni Evropian ka deklaruar se nuk ka indikacione që shkëmbimi i inteligjencës amerikane me Ukrainën është ndërprerë, ndërsa ka refuzuar të komentojë raportimet për ndërprerje të shërbimeve të Starlinkut në këtë vend.

Zëdhënësit e Komisionit Evropian thanë se janë në dijeni të raportimeve për Starlinkun, por theksuan se nuk do të komentojnë për këtë çështje derisa të kenë më shumë informacione.

“Është e rëndësishme të theksohet gjithashtu se nuk kemi indikacione që shkëmbimi i inteligjencës është ndërprerë”, deklaroi zëdhënësja kryesore e Komisionit Evropian, Paula Pinho, raporton The Guardian.

Të fundit nga rubrika