Gjykata në Gjilan ua cakton nga një muaj paraburgim dy të dyshuarve që u kapën me 53 kg marihuanë

Gjykata Themelore në Gjilan

Gjykata Themelore në Gjilan ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Gjilanit, duke i caktuar masën e paraburgimit prej një muaji dy të pandehurve B. A. dhe S. H., të cilët dyshohen për kryerjen e dy veprave penale të narkotikëve.

Sipas Prokurorisë Themelore në Gjilan gjatë muajit shtator 2026 e deri me datë 16 tetor 2026 në Gjilan dhe në lokacione të ndryshme, “i pandehuri S. H. me të pandehurin B. A. duke vepruar në bashkëpunim, me aktivitet të shtrirë në territorin e Shqipërisë, Kosovës dhe Serbisë, me qëllim të përfitimit të drejtpërdrejtë të dobisë financiare, paautorizim kanë organizuar, drejtuar, blerë, shitur, shpërndarë dhe transportuar substancë narkotike të llojit “marihuanë”, në atë mënyrë që i pandehuri B. A. të sigurojë narkotikun, ndërsa transportin ta kryente i pandehuri S. H.”.

Me datë 16 tetor, “gjatë zbatimit të kontrollit nga Policia e Kosovës, në fshatin Velekincë të Komunës së Gjilanit, në pronën e të pandehurit B. A. në veturën e tij gjenden 10 (dhjetë) me sasi të dyshuar të substancës narkotike të llojit “marihunë”, në peshë prej 53.2 kilogram”, vijon njoftimi i Gjykatës.

Më këto veprime të pandehurit “dyshohet të kenë kryer veprat penale në bashkëkryerje organizimi, drejtimi apo financimi i trafikimit të narkotikëve apo substancave psikotrope dhe veprën penale blerja posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge, vepra të sanksionuara me Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK)”.

Palët kanë të drejtën e ankesës ndaj këtij vendimi në Gjykatën e Apelit të Kosovës.

Shija e redaktorit

“K’cimi i Tropojës” në Zagreb, në prani të kryeministrit kroat...

Shoqata shqiptare “Shkëndija” nga Zagrebi ka prezantuar vallen tradicionale “K’cimi i Tropojës” në Sallën e Koncerteve “Vatroslav Lisinski”, në kuadër të një programi kulturor...

Policia ushtarake e FSK trajnohet nga instruktorë gjermanë për mbrojtje...

Në kuadër të Planit të Bashkëpunimit dypalësh në fushën e mbrojtjes për vitin 2026, ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës dhe Ministrisë...

Kosova pret Austrinë në “Fadil Vokrri”, synon fitoren për kreun...

Përfaqësuesja e Kosovës përballet sonte me Austrinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të ndeshjes së katërt të Grupit B3 në Ligën e Kombeve....

Të fundit nga rubrika