PDK: Nuk ka vendim zyrtar për dorëheqjen e Bedri Hamzës

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka bërë të ditur se nuk ka asnjë vendim zyrtar lidhur me dorëheqjen e Bedri Hamzës nga posti i kryetarit të partisë.

Nga Zyra për Informim e PDK-së kanë deklaruar se Hamza e ka bërë të ditur publikisht se, kurdo që të hapet procesi i zgjedhjeve të brendshme, do të japë dorëheqje dhe nuk do të rikandidojë më.

“Nuk ka asnjë vendim zyrtar lidhur me këtë çështje. Kryetari Hamza e ka bërë të ditur publikisht se, kurdo që hapet procesi i zgjedhjeve të brendshme, do të japë dorëheqje dhe nuk do të rikandidojë më”, thuhet në përgjigjen e Zyrës për Informim të PDK-së, transmeton RTK.

Sipas PDK-së, në këtë fazë partia është e përqendruar në finalizimin e hapave për mbështetjen e mbrojtjes së ish-krerëve të UÇK-së në Hagë, në fazën e apelit.

“Për çdo vendim dhe zhvillim zyrtar brenda partisë, do t’ju njoftojmë në kohën e duhur”, thuhet tutje në përgjigje.

Ndërkohë, në disa media kanë qarkulluar raportime se Bedri Hamza tashmë e ka njoftuar kryesinë e PDK-së për dorëheqjen dhe se zyrtarizimi pritet të bëhet në ditët në vazhdim.

Sipas këtyre raportimeve, Vlora Çitaku pritet të jetë ushtruese e detyrës së kryetarit dhe së bashku me kryesinë ta përgatisë partinë për zgjedhjet e brendshme dhe Kuvendin zgjedhor që pritet të mbahet vitin e ardhshëm.

Shija e redaktorit

“K’cimi i Tropojës” në Zagreb, në prani të kryeministrit kroat...

Shoqata shqiptare “Shkëndija” nga Zagrebi ka prezantuar vallen tradicionale “K’cimi i Tropojës” në Sallën e Koncerteve “Vatroslav Lisinski”, në kuadër të një programi kulturor...

Policia ushtarake e FSK trajnohet nga instruktorë gjermanë për mbrojtje...

Në kuadër të Planit të Bashkëpunimit dypalësh në fushën e mbrojtjes për vitin 2026, ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës dhe Ministrisë...

Kosova pret Austrinë në “Fadil Vokrri”, synon fitoren për kreun...

Përfaqësuesja e Kosovës përballet sonte me Austrinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të ndeshjes së katërt të Grupit B3 në Ligën e Kombeve....

Të fundit nga rubrika