Një punëtor ka ndërruar jetë pas lëndimeve që kishte pësuar në vendin e tij të punës të martën në fshatin Korroticë e Epërme në Drenas.
Siç bëhet e ditur në raportin 24-orësh të Policisë, viktima fillimisht është dërguar për trajtim mjekësor, por pas ekzaminimit, mjeku kujdestar ka konstatuar se ai ishte pa shenja jete.
Në vendin e ngjarjes, përveç njësive policore, kanë dalë edhe inspektorët e punës, për të trajtuar rrethanat e rastit.
“Është raportuar se viktima mashkull kosovar, ka pësuar lëndime trupore në vendin e tij të punës në një kompani private. Viktima është dërguar për trajtim mjekësor, ku nga mjeku kujdestar është konstatuar se viktima është pa shenja jete. Në vendin e ngjarjes përveç njësive policore kanë dalë edhe inspektorët e punës. Me vendim të prokurorit është iniciuar rasti dhe trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raportin policor.