Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka deklaruar se ka njerëz të korruptuar brenda strukturave të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK).
Në Debat Plus, Lladrovci rikujtoi se në vitin 2017 kishte kërkuar që në kryesinë e partisë të zgjidheshin persona pa të kaluar të keqe dhe që nuk ishin të korruptuar.
Ai shtoi se, sipas tij, njerëz të korruptuar ka brenda strukturave të PDK-së, por edhe në subjektet e tjera politike aktive në Kosovë.
“Në 2017 kam kërkuar me zgjedh njerëz të kryesisë që nuk kanë kalume jo të mirë, domethënë njerëz që nuk janë të korruptuar edhe kam thënë të mos votohen njerëz të korruptuar. A ka njerëz të korruptuar brenda strukturave tona sigurisht që ka. Sigurisht që ka jo vetëm brenda PDK-së por brenda të gjitha subjekteve që janë aktive në Kosovë”, ka deklaruar ai.