Rama publikon të dhëna për 45 protestues të dhunshëm: Janë paguar nga krimi i organizuar, të gjithë me precedentë kriminalë

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka publikuar në rrjetet sociale fotografi, moshën dhe inicialet e dhjetëra personave të ndaluar gjatë protestave të dhunshme të ditëve të fundit në Shqipëri, duke pretenduar se ata nuk janë studentë, por persona me precedentë penalë dhe të lidhur me krimin e organizuar.

Në një deklaratë të publikuar në rrjetet sociale, Rama ka thënë se personat e paraqitur janë ndaluar gjatë protestave dhe se, sipas tij, nuk kanë lidhje me studentët që kanë zgjedhur të mos i bashkohen asaj që ai e cilësoi si “dallgë terrori urban”.

Kreu i qeverisë ka pretenduar gjithashtu se disa prej tyre janë paguar nga krimi i organizuar dhe nga forca të huaja që, sipas tij, synojnë destabilizimin e Shqipërisë.

“Fytyra që janë paguar nga krimi i organizuar dhe forca të huaja që duan të përmbysin Shqipërinë. Këta nuk janë studentët, e kam thënë që në krye të herës, dhe tani është koha që kjo fjali të mbështetet nga fakte e dokumente”, ka deklaruar Rama.

 

Në listën e publikuar nga kryeministri përfshihen persona të moshave të ndryshme, nga 17 deri në 57 vjeç.

Sipas të dhënave të paraqitura prej tij, disa prej tyre kanë qenë të dënuar ose të proceduar më parë për vepra të ndryshme penale, përfshirë prodhimin dhe shitjen e narkotikëve, vjedhjen, dhunën në familje, kundërshtimin e punonjësve të policisë dhe dëmtimin e pronës.

Rama ka përmendur edhe persona që, sipas tij, janë dënuar jashtë Shqipërisë për vepra penale, si dhe disa të tjerë që i ka cilësuar të dyshuar për marrje financimesh nga Irani. Këto pretendime janë paraqitur nga kryeministri në deklaratën e tij.

Në listë janë përfshirë edhe persona që Rama thotë se nuk kanë lidhje me universitetet apo me studentët që kanë protestuar.

Kryeministri ka paralajmëruar se do të publikojë edhe materiale të tjera, duke thënë se pamjet dhe të dhënat e bëra publike do të tronditin shumëkënd.

Duke komentuar reagimet ndaj protestave, Rama ka kritikuar edhe personat publikë dhe mediat që, sipas tij, kanë mbështetur protestuesit e përfshirë në akte dhune.

Shija e redaktorit

DUKAGJINI fiton për herë të dytë mbështetjen e EVROPËS KREATIVE...

SHTËPIA BOTUESE “DUKAGJINI” ka fituar për herë të dytë mbështetjen e programit “Evropa Kreative” të BASHKIMIT EVROPIAN për botimin e letërsisë evropiane. Ky vlerësim...

“K’cimi i Tropojës” në Zagreb, në prani të kryeministrit kroat...

Shoqata shqiptare “Shkëndija” nga Zagrebi ka prezantuar vallen tradicionale “K’cimi i Tropojës” në Sallën e Koncerteve “Vatroslav Lisinski”, në kuadër të një programi kulturor...

Policia ushtarake e FSK trajnohet nga instruktorë gjermanë për mbrojtje...

Në kuadër të Planit të Bashkëpunimit dypalësh në fushën e mbrojtjes për vitin 2026, ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës dhe Ministrisë...

Të fundit nga rubrika