Haradinaj u bën thirrje shqiptarëve në Luginë të votojnë “Koalicionin Shqiptar”: I madh e i vogël dilni në zgjedhje

Anëtari i Aleancës, Daut Haradinaj, u ka bërë thirrje shqiptarëve në Luginën e Preshevës që të dielën të marrin pjesë në zgjedhje dhe të votojnë për “Koalicionin Shqiptar”, me numrin 17.

Përmes një video-mesazhi drejtuar shqiptarëve të Luginës, Haradinaj ka theksuar rëndësinë e pjesëmarrjes në votime, duke e cilësuar si një mundësi historike për përfaqësim më të madh të shqiptarëve në Parlamentin e Serbisë.

Ai ka bërë thirrje për unitet, duke vlerësuar se bashkimi në një listë të përbashkët duhet të reflektohet edhe në vendvotime.

“Jeni bashkuar në një listë të përbashkët dhe të bashkuar duhet të jeni edhe në vendvotime”, ka shkruar Haradinaj.

Ai u ka kërkuar shqiptarëve që ta shfrytëzojnë të drejtën e votës për të kontribuar në mbrojtjen e të drejtave të shqiptarëve në Luginën e Preshevës.

 

Shija e redaktorit

DUKAGJINI fiton për herë të dytë mbështetjen e EVROPËS KREATIVE...

SHTËPIA BOTUESE “DUKAGJINI” ka fituar për herë të dytë mbështetjen e programit “Evropa Kreative” të BASHKIMIT EVROPIAN për botimin e letërsisë evropiane. Ky vlerësim...

“K’cimi i Tropojës” në Zagreb, në prani të kryeministrit kroat...

Shoqata shqiptare “Shkëndija” nga Zagrebi ka prezantuar vallen tradicionale “K’cimi i Tropojës” në Sallën e Koncerteve “Vatroslav Lisinski”, në kuadër të një programi kulturor...

Policia ushtarake e FSK trajnohet nga instruktorë gjermanë për mbrojtje...

Në kuadër të Planit të Bashkëpunimit dypalësh në fushën e mbrojtjes për vitin 2026, ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës dhe Ministrisë...

Të fundit nga rubrika