Sulmet ndaj stafit mjekësor s’raportohen tek ODA, s’ka statistika të sakta

Një mjek është sulmuar gjatë kësaj jave në Emergjencën e Spitalit të Vushtrrisë nga një pacient meqë i njëjti ishte i pakënaqur me trajtimin që mori. Nga Oda e Mjekëve të Kosovës shprehin shqetësimin në lidhje me këto raste dhe kanë kritika për udhëheqësit e institucioneve shëndetësore dhe atyre të rendit që s’po i raportojnë rastet.

Pakënaqësinë për shërbimin që mori e shprehi me anë të dhunës fizike.

Siç merr vesh televizioni, një pacient sulmoi fizikisht mjekun kujdestar të Emergjencës në Spitalin e Vushtrrisë meqë i njëjti e udhëzoi që trajtimin mjekësor ta marr në institucion tjetër shëndetësor.

Për të policia e ka iniciuar rastin si “Sulm ndaj personit zyrtar”.

Por kritika për mënyrën e raportimit të rasteve kanë nga Oda e Mjekëve të Kosovës.

“Mjeku, punëtori shëndetësor është person zyrtar gjatë kryerjes së punës, gjatë orarit të punës dhe të trajtohet si sulm ndaj zyrtarit shtetëror siç e parasheh edhe kodi penal por diçka e tillë nuk po ndodh prandaj është shndëdrru në fenomen dhe fenomeni është shumë më vështirë të luftohet se rastet sporadike”, ka thënë Pleurat Sejdiu, kryetar i Odës së Mjekëve.

Sejdiu barrën për mënyrën se si po funksionon sistemi e lë tek menaxherët.

‘Punëtorët shëndetsor, menaxherët janë të detyruar ta lajmërojnë odën, por kjo nuk po ec, pse nuk e di. Prandaj nuk kemi statistika të sakta, mandje mundet me qenë marre që po e them por ne lajmet po i marrim nga media sepse rastet nuk po lajmërohen dhe kjo është shumë e keqe”, ka thënë Pleurat Sejdiu, kryetar i Odës së Mjekëve.

Ky s’është rasti i vetëm i dhunës, një tjetër ndodhi edhe në Qendrën e Mjekësisë Familjare në lagjen Kalabria ku një pacient sulmoi fizikisht një infermiere në fund të muajit shtator.

Njësoj ndodhi edhe në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Viti.

Ndërkohë në një përgjigje për televizionin nga Policia e Kosovës bën të ditur se gjatë këtij viti u raportuan 113 raste të “Sulm ndaj personit zyrtar” por që nuk janë të përfshirë vetëm personeli mjekësor.

Shija e redaktorit

DUKAGJINI fiton për herë të dytë mbështetjen e EVROPËS KREATIVE...

SHTËPIA BOTUESE “DUKAGJINI” ka fituar për herë të dytë mbështetjen e programit “Evropa Kreative” të BASHKIMIT EVROPIAN për botimin e letërsisë evropiane. Ky vlerësim...

“K’cimi i Tropojës” në Zagreb, në prani të kryeministrit kroat...

Shoqata shqiptare “Shkëndija” nga Zagrebi ka prezantuar vallen tradicionale “K’cimi i Tropojës” në Sallën e Koncerteve “Vatroslav Lisinski”, në kuadër të një programi kulturor...

Policia ushtarake e FSK trajnohet nga instruktorë gjermanë për mbrojtje...

Në kuadër të Planit të Bashkëpunimit dypalësh në fushën e mbrojtjes për vitin 2026, ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës dhe Ministrisë...

Të fundit nga rubrika