LVV-ja nis mbledhjen e nënshkrimeve për seancë të jashtëzakonshme pas vrasjes së gruas në Pejë

Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Arbërie Nagavci, ka njoftuar se kanë nisur mbledhjen e nënshkrimeve për thirrjen e një seance të jashtëzakonshme në Kuvendin e Kosovës, lidhur me vrasjen e gruas në Vitomiricë të Pejës.

Nagavci ka bërë të ditur se seanca synohet të mbahet sot, ndërsa si hap të parë do të kërkojnë themelimin e një komisioni hetimor parlamentar për të shqyrtuar përgjegjësinë e institucioneve në këtë rast.

Përmes një njoftimi në Facebook, ajo ka thënë se qëllimi është të zbardhen të gjitha veprimet dhe mosveprimet institucionale që lidhen me rastin.

Nagavci ka theksuar se viktima kishte kërkuar ndihmë dhe mbrojtje, por tri ditë pasi kishte paralajmëruar institucionet për rrezikun ndaj jetës së saj, u vra.

“Çdo veprim dhe mosveprim duhet të hetohet dhe askush nuk duhet t’i shmanget përgjegjësisë”, ka shkruar Nagavci.

Ajo ka theksuar se asnjë grua nuk duhet ta humbasë jetën pasi u drejtohet institucioneve për mbrojtje dhe se përgjegjësia institucionale matet me aftësinë për të parandaluar dhunën dhe për të reaguar me kohë.

Shija e redaktorit

DUKAGJINI fiton për herë të dytë mbështetjen e EVROPËS KREATIVE...

SHTËPIA BOTUESE “DUKAGJINI” ka fituar për herë të dytë mbështetjen e programit “Evropa Kreative” të BASHKIMIT EVROPIAN për botimin e letërsisë evropiane. Ky vlerësim...

“K’cimi i Tropojës” në Zagreb, në prani të kryeministrit kroat...

Shoqata shqiptare “Shkëndija” nga Zagrebi ka prezantuar vallen tradicionale “K’cimi i Tropojës” në Sallën e Koncerteve “Vatroslav Lisinski”, në kuadër të një programi kulturor...

Policia ushtarake e FSK trajnohet nga instruktorë gjermanë për mbrojtje...

Në kuadër të Planit të Bashkëpunimit dypalësh në fushën e mbrojtjes për vitin 2026, ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës dhe Ministrisë...

Të fundit nga rubrika